Lexoni edhe:
Alonso trajner i Monchengladbach, sipas Bild
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, e ka pranuar se paraqitja e bardhezinjve kundër Beneventos nuk ishte në standardin e klubit, por ka këmbëngulur se trajneri Andrea Pirlo dhe sulmuesi Cristiano Ronaldo mbesin pjesë e strategjisë të së ardhmes.
Shpresat e Juventusit për ta mbrojtur titullin në Serie A janë zbehur dukshëm pas humbjes tronditëse 1:0 kundër Beneventos të dielën në Torino.
Bardhezinjtë tani ngelin 10 pikë prapa liderit, Inter, dhe kanë pikë të barabarta me Atalantën por i kanë vetëm dy pikë më shumë se vendi i pestë, Napoli.
Alonso trajner i Monchengladbach, sipas BildLexoni edhe:
Kjo ishte disfata e katërt e sezonit për Juventusin dhe erdhi ndaj një skuadre që nuk kishte shijuar fitoren në 11 ndeshjet e fundit në ligë.
“Ishte një paraqitje e dobët, por sezoni vazhdon, prandaj duhet ta mbajmë kokën lart, të vazhdojmë të punojmë dhe t’i kuptojmë gabimet tona në mënyrë që të mos i përsërisim”, tha Paratici.
Paratici këmbëngul se kjo disfatë nuk do të ndryshojë asgjë në të ardhmen e trajnerit Pirlo dhe yllit të skuadrës, Ronaldo.
“Jo. Ne e kemi një projekt që e nisëm nga sezoni i kaluar dhe një ndeshje nuk do t’i ndryshojë pikëpamjet dhe strategjinë tonë. Në jemi Juventusi, e kemi Cristiano Ronaldon, lojtarin më të mirë në botë dhe do ta mbajmë”, theksoi ai.
Në lidhje me Pirlon, ai shtoi: “Ne nuk kemi qenë të kënaqur me trajnerët e kaluar, por kemi pasur arsye tjera pse vendosëm të ndryshonim. Një humbje nuk do ta ndryshojë projektin e klubit, e as vetëm një fitore. Ne e vazhdojmë projektin”.
(Kosova Sot Online )