Reagon Barcelona, pas lajmit se ka arritur marrëveshje me yllin e Liverpoolit

  • 23 March 2021 - 09:19
Reagon Barcelona, pas lajmit se ka arritur marrëveshje me yllin e Liverpoolit

Barcelona e ka hedhur poshtë si të pavërtetë lajmin se ka arritur marrëveshje paraprake me mesfushorin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum.

Marrëveshja e Wijnaldum me Liverpoolit mbaron në fund të këtij sezoni dhe mesfushori holandez është i lirë të largohet falas në verë.

Kjo ka nxitur thashetheme se ai kishte arritur marrëveshje me Barçën, ku do të bashkohej me ish-trajnerin e vet nga Kombëtarja e Holandës, Ronald Koeman.

Megjithatë, gazeta e afërt me klubin katalonas, Mundo Deportivo, raporton se burime brenda klubit sigurojnë se nuk është arritur kurrfarë marrëveshje me mesfushorin holandez.

Barcelona mbetet e përkushtuar për ta sjellë Wijnaldum në Camp Nou, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

(Kosova Sot Online )