
Lexoni edhe:
Vdes ish-sulmuesi i Anglisë
Roma është duke punuar për të gjetur një rrugë për blerjen e Mauro Icardit nga Paris Saint-Germain, në mënyrë që ta zëvendësojë Edin Dzekon me të.
Mauro Icardi mund të kthehet në Serie A dy vjet pasi u largua nga Interi për t’iu bashkuar PSG-së në Ligue 1.
Mediat italiane raportojnë se Dzeko, i cili e ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen me Romën dhe ka pagë të lartë prej 7.5 milionë euro në sezon, do të largohet gjatë kësaj vere.
Vdes ish-sulmuesi i AnglisëLexoni edhe:
Sulmuesi boshnjak u prishi marrëdhëniet me trajnerin Paulo Fonseca këtë sezon dhe si pasojë iu hoq përgjegjësia e kapitenit të Romës.
Roma po mendon ta zëvendësojë atë me Icardin, po ashtu duke e parë se gjiganti francez duket i gatshëm ta shesë argjentinasin.
Huazim me mundësi blerjeje mund të jetë zgjidhja, por operacioni mund të jetë i komplikuar për shkak të pagës së lartë të lojtarit dhe Dzeko duhet të largohet së pari për ardhjen e Icardit.
(Kosova Sot Online )