Milani po mendon për Elseid Hysajn

  • 27 March 2021 - 16:12
Milani po mendon për Elseid Hysajn

Që Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli me parametër zero në fund të sezonit, nuk është diçka e re, por lajmi i madh për mbojtësin shkodran është që për të interesohet Milani.

Drejtuesit kuqezi, edhe pse në plan të parë kanë zgjidhjen e çështjes së rinovimit të Donnarummas dhe Hakan Calhanoglou, pa harruar edhe faktin që Kessiet dhe Romagnolit u përfundojnë kontratat në verën e vitit 2022, po shohin mundësinë e afrimit të futbollistit shqiptar.

Po përse Hysaj? Sepse Milani, sipas gaztetarit të njohur Italian, Alfredo Pedulla, është në kërkim të një lojtari krahu me shumë cilësi, për t’ia bashkëngjitur Calabrias dhe për të besuar tek i riu Kalulu.

Milani do të dëshironte të mbante Dalot, që luan te “Djalli” i huazuar nga Manchester United, por Solskjaer e ka bërë të qartë që synimi i tij është ta kthejë në “Old Trafford” në verë.

Hysaj, në fakt, do të ishte një rast për të mos u humbur i merkatos, pasi nuk do të kushtonte asnjë qindarkë e nga ana tjetër ka treguar se mbetet një ndër më të mirët në rolin e tij në Serinë A.

Sigurisht që shkodrani do të ketë oferta të tjera, por Igli Tare është bërë gati për ta afruar te Lazio, drejtimin e së cilës mund ta marrë Maurizio Sarri, një njohje e vjetër e shqiptarit, që kur ishin tek Empoli.

Milani është aty, për ta shfrytëzuar si mundësi, edhe pse prioriteti i kuqezinjve, për momentin, është “blindimi” i zonës Champions, para se të programohet merkatoja.

(Kosova Sot Online )