
“Tre Luanët” nisen për në Shqipëri

Ekipi kombëtar i Anglisë është nisur për në Shqipëri, ku do ta luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2022.
Ata në profilin e tyre zyrtar në Twitter publikuan disa foto dhe duke e treguar destinacionin e radhës të tyre.
Shqipëria do të përballet nesër me Anglinë në “Air Albania Stadium”.
Të dy ekipet fituan ndeshjet e para në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror Katar 2022. Kuqezinjtë mposhtën 0:1 Andorrën, kurse Anglia fitoi 5:0 ndaj San Marinos.
(Kosova Sot Online)