“Nuk na duhet Haaland, kemi Lewandowskin”

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 18:03
“Nuk na duhet Haaland, kemi Lewandowskin”

Bayern Munich s’po mendon për Erling Haalandin.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane, si Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Manchester United e shumë të tjera, por jo edhe të Bayern Munich, siç raportohet në media.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenige.

Ai tha se bavarezët s’kanë asnjë arsye të mendojnë për një sulmues tjetër, përderisa kanë në skuadër super Robert Lewandowskin.

“Nga vijnë këto zëra? Nuk e di, – tha Rummenige duke shtuar; “Mund të them vetëm një gjë. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë në pozicionin e qendërsulmuesit. Robert Lewandowski ka një kontratë deri në vitin 2023. Jam i bindur se me profesionalizmin e tij, mënyrën se si stërvitet dhe se si kujdeset për trupin e tij, fundi është ende larg”.

Bayerni do të jetë pa Lewan në ndeshjet e radhës kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Ai është dëmtuar me kombëtaren e Polonisë, ka probleme me ligamente në gjurin e djathtë, dhe Bayerni tashmë zyrtarisht ka njoftuar se Lewandowski do të jetë jashtë fushe për afërsisht 4 javë.

(Kosova Sot Online)