Mino Raiola dhe babai i Haalandit mbërrijnë në Barcelonë

  • S.A /
  • 01 April 2021 - 14:50
Mino Raiola dhe babai i Haalandit mbërrijnë në Barcelonë

Menaxheri Mino Raiola dhe babai i Erling Haaland, AlfInge Haaland, kanë mbërritur në qytetin e Barcelonës të enjten, për të biseduar rreth kalimit të mundshëm të yllit norvegjez në Barcelonë. Duke se Barcelona e ka shumë seriozisht për sulmuesin e Borussia Dortmundit Erling Haaland. Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, e ka bërë të qartë tashmë se dëshiron ta forcojë skuadrën me sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Gazeta Sport në Katalonjë ka zbuluar se Alf-Inge Haaland dhe Mino Raiola kanë mbërritur në Barcelonë.

Raportohet se një përfaqësues i Laportës i ka marrë ata në aeroport.

Haaland është njëri prej sulmuesve me të ardhmen më të ndritur në botë dhe kërkohet nga shumë klube tashmë. Ai i ka shënuar 33 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat për Dortmundin deri tani këtë sezon.

(Kosova Sot Online )