Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut

  • 02 April 2021 - 16:15
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut.

Dardanet do të udhëtojnë në Shkup më 6 prill, derisa miqësoret do t’i luajnë më 8 dhe 11 prill.

Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këto dy miqësore do t’i ketë në dispozicion vetëm dy lojtare që luajnë jashtë vendit.

Pjesa tjetër e lojtareve do të jenë nga klubet vendore.

(Kosova Sot Online  )