Rikuperohet Amir Rrahmani

  • 03 April 2021 - 14:12
Rikuperohet Amir Rrahmani

Amir Rrahmani ka lënë prapa shqetësimet. Ai nuk mundi ta ndihmojë Kosovën kundër Suedisë dhe Spanjës për shkak të një dëmtimi të vogël, por tashmë është shëruar.

Gennaro Gattuso e ka përfshirë kapitenin e Kosovës në sfidën që Napoli do ta zhvillojë me Crotonen nga ora 15:00. Amiri nuk luajti asnjë ndeshje deri në janar, por tashmë numëron 13 paraqitje me Napolin.

Image

(Kosova Sot Online )