Lexoni edhe:
Barcelona me statistika impresionuese këtë vit në La Liga
Sulmuesi i Levantes, Enis Bardhi, është duke u hetuar nga policia spanjolle për zotërim të patentë shoferit të falsifikuar dhe për shkeljen e sigurisë së trafikut. Bardhi, përfaqësuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, u ndalua nga policia të hënën gjatë një kontrolle rutine në veri të Valencias. Policia ia kishte kërkuar dokumentet e makinës dhe patentë shoferin. Sipas mediave spanjolle, policia ia ka konfiskuar atij patentë shoferin, nën dyshimet se është i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.
Barcelona me statistika impresionuese këtë vit në La LigaLexoni edhe:
Policia e kishte thirrur një mik të futbollistit shqiptar për ta marrë atë në vendin e ngjarjes. Bardhi akuzohet për shkelje të sigurisë rrugore dhe për falsifikim të dokumenteve, sipas mediave spanjolle. Ai do të përballet me gjobë dhe me pasoja ligjore për shkelje të rregullave të trafikut.
(Kosova Sot Online )