PSG-së i kthehen nga lëndimi dy lojtarë të rëndësishme për ndeshjen me Bayern Munich

  • 12 April 2021 - 16:28
PSG-së i kthehen nga lëndimi dy lojtarë të rëndësishme për ndeshjen me Bayern Munich

Paris Saint-Germain ka marrë një lajm mjaft të mirë në prag të çerekfinales së kthimit ndaj Bayernit të Mynihut, e planifikuar për t’u zhvilluar nesër në mbrëmje në “Parc des Princes”. Dy futbollistët, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi kanë rezultuar negative në tamponin e fundit dhe janë vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Pochettino, që mund t’i përdorë që nga minuta e parë në sfidën ndaj gjermanëve.

Të dy u infektuat në grumbullimin me kombëtaren italiane dhe gjatë kësaj kohe kanë punuar me një program specifik në kushtet e shtëpisë për të ruajtur gjendjen fizike, ndaj për sfidën e bavarezëve pritet të jenë të paktën në pankinë.

Që të dy italianët janë titullarë në formacionin e klubit parizien, që fitoi me rezultatin 2-3 ndeshjen e parë në Mynih dhe tani do të duhet të mbrojë këtë avantazh për të marrë biletën për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )