![](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/13/200x200_172346537_2879493462339407_8808543582625206469_n-e16183084272111618310314.jpg)
Lexoni edhe:
Çdo ditë e më shumë krenar për të, Bebe Rexha shënon një tjetër super sukses!
Chelsea do të tentojë të përfundojë atë që e nisi para një javë, eliminimin e Portos dhe kalimin në gjysmëfinale të UEFA Champions League. Blutë e Londrës e fituan ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Portos me rezultat 0:2 dhe kanë komoditet të madh në ndeshjen e kthimit, edhe pse nuk do të luhet në “Stamford Bridge” por në “Ramon Sanchez Pizuan” të Sevillas. Chelsea nuk e ka të konfirmuar asnjë mungesë për këtë takim, kurse në dyshim janë Christensen dhe Thiago Silva.
Çdo ditë e më shumë krenar për të, Bebe Rexha shënon një tjetër super sukses!Lexoni edhe:
Kovacic dhe Ziyech janë të vetmit të rrezikuar për të mos u paraqitur në ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohen me karton të verdhë sonte. Në anën tjetër, trajneri i Portos, Sérgio Conceição e ka tërë ekipin në dispozicion për këtë takim. Mbemba është i vetmi i rrezikuar për të munguar në ndeshjen tjetër nëse ndëshkohet me karton të verdhë. UEFA në webfaqen e saj ka publikuar formacionet e mundshme për të dyja ekipet. Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Zouma, Rüdiger; James, Jorginho, Kovačić, Alonso; Mount, Havertz, Pulišić. Porto: Marchesín; Manafá, Pepe, Mbemba, Zaidu; Corona, Sérgio Oliveira, Uribe, Otávio; Marega, Taremi.
(Kosova Sot Online )