![](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/20/200x200_SHTET_PARE_1618903189.jpg)
Lexoni edhe:
Hajnave të shtetit, të ju konfiskohet pasuria e fshehur edhe në parajsat fiskale, jashtë kufijve të Kosovës
Antonio Cassano ka bërë thirrje që Interi, Juventusi dhe Milani të përjashtohen nga Serie A, për shkak se iu bashkuan ligës së shkëputur, Superligës së Evropës.
Treshja e Serie A është në mesin e 12 klubeve evropiane që u shkëputën nga të tjerët dhe e krijuan Superligën Evropiane të dielën.
Por ato këmbëngulin se dëshirojnë akoma të marrin pjesë në ligën elitare italian, megjithëse i janë bashkuar garës së re evropiane.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin konfirmoi se lojtarët të cilët marrin pjesë në Superligë do ta kenë të ndaluar të luajnë për ekipet e tyre kombëtare.
Cassano, ish-sulmuesi italian që gjatë karrierës së tij ka luajtur për Interin dhe Milanin, beson se disa klube nuk mund ta udhëheqin futbollin.
“Është e pamundur të mendosh për një garë të tillë. klubet e mëdha duhet ta kuptojnë se futbolli u takon njerëzve”, tha Cassano për Bobo TV.
“Ekipet e vogla nuk mund të lihen mënjanë. Do t’i kërkoja FIGC (Federatës së Futbollit të Italisë) t’i përjashtojë nga Serie A Interin, Milanin dhe Juventusin”, shtoi ai.
“Lë të luajnë në ligën e vet dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. 12 klube nuk mund ta udhëheqin futbollin”.
(Kosova Sot Online )