![](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/21/200x200_qqqqqqqqqqqqqq1618990894.jpg)
Lexoni edhe:
“Bijat i qesim, votat i shesim”, policia nis hetimet pas grafiteve fyese në shtëpinë e Adelina Graincës
Autobusi i ekipit të Schalkes është sulmuar nga qindra tifozë të zemëruar, pasi ishte rikthyer në shtëpi nga humbja qe e dërgoi klubin në Bundesliga 2, kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Klubi nga Gelsenkirchen, për të cilin luan Shkodran Mustafi, njoftoi se tifozët dhe lojtarët u konfrontuan pas humbjes së Schalkes 1:0 kundër Arminia Bielefeld.
Mustafi iu bashkua Schalkes në janar nga Arsenali. Pasi u kthyen në shtëpi nga ndeshja në udhëtim, lojtarët u sulmuan nga një grup prej rreth 600 tifozëve, të cilët i nisën sulmet duke hedhur fishekzjarrë. Klubi e ka dënuar sulmin dhe ka hapur hetim. Rënia e Schalkes nga Bundesliga ka qenë e ditur pothuajse tash e një kohë, por u vulos pas humbjes së 21-të sezonale të martën mbrëma. Si pasojë, klubi ra nga liga për herë të parë pas 30 vjetëve.
(Kosova Sot Online )