Pamje: Ronaldo e mbulon fytyrën dhe përkulet në mur përsëri, Juventusi pranon gol

  • 22 April 2021 - 11:47
Pamje: Ronaldo e mbulon fytyrën dhe përkulet në mur përsëri, Juventusi pranon gol

Cristiano Ronaldo pati një çast tjetër turpëruese gjatë mbrojtjes së një gjuajtje të lirë, të cilin do të dëshirojë ta harrojë shpejt.

Gjatë ndeshjes së Juventusit kundër Parmës në Serie A të mërkurën mbrëma, Ronaldo u rreshtua në murin prej katër vetave për ta ndalur goditjen e Gaston Brugman nga gjuajtja e lirë.

Në vend se të kërcejë njëkohësisht me bashkëlojtarët e vet në mur, Ronaldo zgjodhi t’i mbyllë sytë dhe të ulët poshtë, duke ia mundësuar topit të fluturojë mbi kokën e tij dhe të përfundojë në rrjetën e portës së Gianluigi Buffonit. 

Pavarësisht këtij goli në minutën e 25-të, Juventusi ia doli ta përmbysë ndeshjen dhe fitoi 3:1 në fund, falë dy golave nga Alex Sandro dhe një nga Matthijs de Ligt.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo bën veprim të tillë në murin mbrojtës, megjithatë.

36-vjeçari ia kishte kthyer shpinën topit dhe i kishte hapur këmbët gjerësisht në mur, duke ia mundësuar Sergio Oliveiras të shënonte nga gjuajtja e lirë për Porton në një ndeshje që e eliminoi Juventusin nga Liga e Kampionëve muajin e kaluar.Porto kaloi në çerekfinale falë golit të Oliveiras

(Kosova Sot Online )