![](/uploads/kosova-sot/images/2021/April/22/200x200_barcelona-chairman-josep-maria-bartomeu_r342wf29ku0i128qs5pn55jvx-600x360_11619085376.jpg)
Lexoni edhe:
As Perezi e as Agnelli, ish-shefi i Barcelonës e udhëhoqi krijimin e Superligës – sipas Goal
Bayerni Munich ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Hans-Dieter Flick, i cili zyrtarizoi largimin në fund të sezonit. Flick me shumë mundësi do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, me përfundimin e Kampionatit Europian, kohë kur do të largohet trajneri aktual i pancerave, Joachim Loë.
Në listën e gjatë të kandidatëve për stolin e bavarezëve gjendet edhe trajneri aktual i Ajaxit, Erik ten Hag, i cili po bën një punë shumë të mire në drejtimin e harkëtarëve. Ten Hag, i cili është nën kontratë me holandezët deri në 2022-shin, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit gjerman të cilët do të bëjnë maksimumin për ta afruar sezonin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online )