
Lexoni edhe:
Perezi e do Sonin në Real Madrid
Chelsea është i përkushtuar ta kthejë në Londër Romelu Lukaku, prandaj e ka përgatitur një ofertë prej 105 milionë eurove për sulmuesin e Interit. Lukaku i ishte bashkuar Chelseat nga RSC Anderlecth në gusht të vitit 2011, por ishte huazuar në West Brom e pastaj në Everton, të cilit iu bashkua përfundimisht në korrik të vitit 2014.Mediat britanike raportojnë se të kaltrit e Londrës duan ta kthejnë ish-sulmuesin e Manchester Unitedit, i cili është duke shkëlqyer nën udhëheqjen e Antonio Contes në Inter.
Lukaku iu bashkua Interit për rreth 75 milionë euro në gusht të vitit 2019 nga Unitedi dhe që prej atëherë i ka shënuar 61 gola në 91 ndeshje për zikaltrit.
Perezi e do Sonin në Real Madrid Lexoni edhe:
Golat e 27-vjeçarit i ndihmuan Interit të sigurojë vendin e dytë në Serie A dhe finalen në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm. Ndërsa këtë sezon, ai ka qenë edhe më vendimtar dhe Interi është buzë fitimit të titullit në Serie A. Duke qenë se Timo Werner po zhgënjen vazhdimisht në vitin e tij të parë në Londër, Chelsea dëshiron ta rikthejë Lukakun në vend të tij. Sipas gazetës britanike, Chelsea është i gatshëm t’i derdhë 105 milionë euro në arkat e Interit.
(Kosova Sot Online )