Werderi tregon arsyen e mungesës së Milot Rashicës
Werder Bremen po e luan sonte ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë ndaj Leipzigut, teksa ndeshja ka shkuar në vazhdime.
Pas vazhdimeve, të dy ekipet kanë shënuar nga një gol dhe rezultati aktual është 1:1.
Para ndeshjes, në formacionin startues, çuditërisht mungonte emri i Milot Rashicës.
Werder Bremeni përmes një postimi në Twitter ka treguar arsyen e mungesës së tij.
Ai para ndeshjes pati një problem të vogël dhe nuk ishte në gjendje të luajë.
(Kosova Sot Online)