Lexoni edhe:
Mafia e lidhur me gjyqësorin, ka strategji speciale të plaçkitjes së buxhetit të shtetit
Superliga e Kosovës edhe sot do të prodhojë ndeshje interesante pak zhiro para fundit të sezonit.
Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën e nxehtë dhe me vetëm pesë ndeshje deri në mbylljen e sezonit 2020/21.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme padyshim se zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan, ku Drita pret Feronikelin në ndeshjen me objektiva diametralisht të kundërta të dy skuadrave. Interesant pritet të jetë edhe në stadiumin “Zahiri Pajaziti” në Podujevë, ku Arbëria luan si nikoqire e Gjilanit, derisa Trepça ’89 e pret Besën e Pejës në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës. Trepça ’89 kërkon pikë për mbijetesë. Të gjitha ndeshjet e programuara për ditën e shtune do të startojnë nga ora 15:00.
(Kosova Sot Online )