Lexoni edhe:
Rren Ivkoviq, se “Ukshin Hoti ishte njeri i Amerikës” !?
Mike Tyson i është ofruar një mundësi për të luftuar për titullin e kampionit botëror në moshën 54-vjeçare.
‘Njeriu më i keq në planet’ u kthye në ring pas 15 vitesh kur zhvilloi një meç bamirës me rivalin e tij Roy Jones Jr në një periudhë prej tetë raundesh në Staples Center, Los Angeles. Lufta mblodhi 1.6 milion të ardhura nga shikimet dhe në total gjeneroi mbi 50 milionë. Pasi u rikthye në një formë të shkëlqyeshme, Tyson dukej mbresëlënës dhe menjëherë ndau interesimin e tij për të garuar në periudha të mëtejshme.
Rren Ivkoviq, se “Ukshin Hoti ishte njeri i Amerikës” !?Lexoni edhe:
Pasi bisedimet për një trilogji me Evander Holyfield dështuan, ‘Iron’ Mike kohët e fundit u tha gazetarëve se do të luftojë me ish-rivalin, Lennox Lewis në shtator. Por, legjendës i është ofruar një mundësi që të luftojë për rripin që ai mbajti për herë të fundit në vitin 1996.
Trevor Bryan, 23 vjet më i ri se Tyson, u bë kampion i WBA në janar dhe e ka sfiduar atë në një superluftim të ardhshëm. Në një deklaratë për World Boxing News , 31-vjeçari tha: “Sillni Anthony Joshuan dhe Tyson Furyn. Unë do të marr rripat e tyre dhe do të bëhem kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda”.
“Unë madje do t’i jap Iron Mike Tyson mundësinë të kthehet dhe të më luftojë për titullin tim. Unë jam më se i gatshëm, prandaj le ta vazhdojmë. Ne jemi gati të shkojmë”. “Do të takohem me Mike Tyson për një akordim, dhe pastaj do të luftoj ose Joshuan ose Furyn të njëjtën natë”, ka shtuar më tej ai.
(Kosova Sot Online )