![](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/10/200x200_231620625761.jpg)
Lexoni edhe:
Alarmante: Për dy dekada strukturat kriminale të SHIK-ut sunduan
Fabio Capello e ka kritikuar ashpër Juventusin për humbjen e thellë 3:0 kundër Milanit të dielën, duke e quajtur ekip pa ide dhe të turpëruar.
Milani e shkatërroi plotësisht 3:0 Juventusin në një duel të drejtpërdrejt për top katërshe në Serie A, duke e bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Brahim Diaz, Ante Rebic dhe Fikay Tomori shënuan për triumfin e madh të Milanit në Alliaz Stadium në Torino.
Alarmante: Për dy dekada strukturat kriminale të SHIK-ut sunduanLexoni edhe:
“Juventusi u turpërua. Ata nuk ekzistuan fare në pjesën e parë. Nuk kishin ide, sikur në lojën e kaluar kundër Udineses”, tha Capello. Ai shtoi: “Milani e kreu punën e vet, pa i koklavitur gjërat. Iu mungoi agresiviteti.”
Kjo fitore nënkupton se kuqezinjtë rikthehet në vendin e tretë në Serie A me 72 pikë, aq sa ka Atalanta në vendin e dytë dhe dy më shumë se Napoli në vendin e katërt.
Juventusi bie në pozitën e pestë me 69 pikë.
“Të dy skuadrat bënë shumë pasime të gabuara në pjesën e parë. Pashë aq shumë gabime saqë e pyeta veten nëse ata janë mjaftueshëm të mirë për të luajtur në Superligë”, nënvizoi ish-trajneri italian.
Derisa Milani është tërhequr nga projekti për Superligën Evropiane, Juventusi vijon të jetë pjesë e tij tani vetëm me Real Madridin dhe Barcelonën.
(Kosova Sot Online )