Malajzia e fton kosovarin Liridon Krasniqit për kualifikimet e Botërorit

  • 10 May 2021 - 14:07
Malajzia e fton kosovarin  Liridon Krasniqit për kualifikimet e Botërorit

Futbollisti kosovar do ta përfaqësojë shtetin aziatik në kualifikimet e Botërorit 2022. Ish-përfaqësuesi i Kosovës ftohet për herë të parë tek Malajzia, derisa paraprakisht kishte luajtur për “Dardanët”.Liridon Krasniqi do ta nisë një eksperiencë në një Kombëtare të re. Në fakt, ish-përfaqësuesi kosovar është ftuar në Kombëtaren e Malajzisë. Selektori Tan Cheng Hoe e ka zbuluar sot listën e 25 futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e ekipit për tri ndeshjet e mbetura të rundit të dytë kualifikues për Botërorin 2022, regjioni i Azisë.

Dhe, në mesin e tyre shihet edhe emri i Krasniqit. Pasi nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën dhe pasi qëndroi 5 vjet në Malajzi, ku luajti me mjaft sukses, mesfushori kualitativ u pajis me pasaportë të Malajzisë dhe tash ka të drejt ta përfaqësojë këtë vend. Aktualisht, futbollisti shtatlartë është pjesë e ekipit Neëcastle Jets në kampionatin australian. Malajzia do të përballen me Emiratet e Bashkuara Arabe më 3 qershor, me Vietnamin më 11 dhe me Tajlandën më 15 qershor. 

Image

(Kosova Sot Online )