
Lexoni edhe:
Cavani e vazhdon marrëveshjen me Manchester Unitedin
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina ka thënë se është i gatshëm ta largojë Juventusin nga Serie A. Largimi nga elita e futbollit italian lidhet me moslargimin e “Zonjës së Vjetës” nga Superliga Evropiane, një projekt shumë i kundërshtuar nga UEFA. Gravina tha se nëse Juventusi nuk largohet nga Superliga Evropiane deri në fillim të edicionit të ardhshëm, ata do të largohen nga Serie A.
Cavani e vazhdon marrëveshjen me Manchester UnitedinLexoni edhe:
Juventusi bashkë me Real Madridin dhe Barcelonën janë të vetmet ekipe që kanë mbetur brenda projektit të Superligës Evropiane, kurse nëntë skuadrat tjera themeluese tashmë edhe zyrtarisht janë larguar.Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar masa disiplinore ndaj këtyre tri ekipeve, ndërsa po përflitet se ato mund të suspendohen nga pjesëmarrja në garat e UEFA-s për dy sezone.
(Kosova Sot Online )