Lexoni edhe:
Çfarë ka ndodhur me Ronaldon? Asnjë goditje në portë kundër Milanit, madje as prekje të topit në zonë
Mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimi, është duke bërë fushatë në rrjetet sociale për lirinë e Palestinës, pasi u përshkallëzua gjendja mes palestinezëve dhe Izraelit të hënën mbrëma. Nëntë palestinezë u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite, të cilat u bënë si përgjigje ndaj raketave të grupeve palestineze mbi Izraelin. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore në territorin bregdetar palestinez, pasi grupet militante në Gaza kishin gjuajtur me raketa në drejtim të Izraelit.
Paraprakisht, një sulm i policisë izraelite në xhaminë al-Aqsa i lëndoi qindra palestinezë.
Mbrojtësi i djathtë i Interit, Hakimi i postoi dy mesazhe në Twitter të hënën, duke kërkuar liri për Palestinën.
Njëri prej postimeve është një video e një aktivisteje, më gjasë e arrestuar nga policia izraelite, që flet me një oficer.
“A dëshironi që fëmijët tuaj t’i mbrojnë tiranët” e pyet ajo oficerin izraelit.
“Mbase keni familje dhe fëmijë. A është kjo ajo që ju keni dashur të ishit si i ri, kur ishit fëmijë?” pyet ajo.
(Kosova Sot Online )
??♂️??#FreePalestine pic.twitter.com/XYdznz8Jxp
— achrafhakimi (@AchrafHakimi) May 10, 2021