Zbulohen pamjet e reja nga stërvitjet e Deontay Wilderit – amerikani shfaq goditje të frikshme në seancën intensive

  • 12 May 2021 - 09:37
Zbulohen pamjet e  reja nga stërvitjet e Deontay Wilderit – amerikani shfaq goditje të frikshme në seancën intensive

Deontay Wilder ka publikuar disa pamje nga stërvitjet e tij, aty ku amerikani shihet duker realizuar një seancë intensive.

Ish-kampioni i WBC-së për peshat e rënda ishte mposhtur nga Tyson Fury në fillim të vitit të kaluar, duke humbur kështu rripin. Por, Bronze Bomber po planifikon që të rikthehet sërish në majat e boksit, edhe pse nuk do të ketë trilogji mes tij dhe Gypsy King.

Nga videoja e publikuar, Wilder godet fuqishëm në pjesën mbrojtëse të trajnerit të tij, e që natyrisht se ai mezi arrin t’i përballojë ato.

I djersitur i tëri dhe me disa gjuajtje të shpejta, amerikani tregon se është në formë dhe mezi pret të rikthehet. 

(Kosova Sot Online )