
Mancini zgjat kontratën me Kombëtaren e Italisë

Roberto Mancini ka vendosur të zgjasë kontratën me Kombëtaren e Italisë.
Kështu po raporton gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Mancini ka nënshkruar kontratën deri në qershor të vitit 2026.
Muaj më parë ai kishte deklaruar se do të largohet nga ekipi kombëtar i Italisë pas Kamponatit Botëror që mbahet në vitin 2022.
“Pas Kampionatit Botëror që mbahet në Katar do të kthehem të punoj në nivel klubesh”, kishte thënë Mancini.
Trajneri 56-vjeçar është në krye të Italisë prej muajit maj të vitit 2018.
(Kosova Sot Online )