Lexoni edhe:
Pa zhdukjen e harraqit dhe sundimit të ligjit, nuk ka investime të huaja
Tyson Fury është urdhëruar nga gjykata të luftojë me Deontay Wilderin për herë të tretë, prandaj meçi i shumëpritur mes tij dhe Anthony Joshuas në Arabinë Saudite është në dyshim tani.
Fury e fitoi titullon e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC, duke e mposhtur Wilderin në rimeçin e shkurtit 2020, pasi lufta e parë mes tyre kishte përfunduar në barazim.
Ata duhej të luftonin për herë të tretë por vonesat e shkaktuara nga pandemia COVID-19 e nxitën Furyn të kërkojë kundërshtar tjetër.
Pa zhdukjen e harraqit dhe sundimit të ligjit, nuk ka investime të huaja Lexoni edhe:
Por të hënën, një gjykatë në SHBA vendosi se Wilderi ka të drejtë të përballet me Furyn për herë të tretë para datës 15 shtator. Ekipi i boksierit amerikan ka argumentuar gjatë gjithë kohës se ai ka të drejtë kontraktuale për një luftë të tretë me Furyn.
Por pasi vonesat e shkaktuara nga pandemia bënë që trilogjia e korrikut të 2020-es të shtyhej, ekipi i Wilderit kërkoi që meçi të zhvendosej në vitin 2021.
Fury e refuzoi këtë dhe tha se do kërkonte kundërshtar tjetër. Wilderi e çoi çështjen në gjykatë, e cila ia mbajti anën amerikanit dhe i dha afat Furyt deri më 15 shtator për meçin e tretë.
Vetëm 24 orë para vendimit të gjykatës, Fury e konfirmoi meçin me bashkatdhetarin e vet, Anthony Joshua.
Joshua i mban titujt në WBA, WBO dhe IBF, ndërsa Fury është kampion në WBC.
Vendimi i gjykatës nuk nënkupton patjetër se lufta mes Furyt dhe Joshuas nuk mund të ndodhë në gusht, por tani është e nevojshme të caktohet datë e re për të, në mënyrë që lufta të zhvillohet.
Kjo nënkupton se Wilderit mund t’i ofrohet një shumë e majme parash për ta lejuar zhvillimin e luftës Fury-Joshua.
Raportohet se autoritetet saudite janë të gatshëm t’i ofrojnë rreth 106 milionë funte për zhvillimin e kësaj lufte.
Nëse ndodh, atëherë në këtë luftë për herë të parë në historinë e boksit në lojë do të jenë të gjithë katër titujt e kategorisë së rëndë.
(Kosova Sot Online )