Trajneri i Tottenham thotë se nuk është në dijeni se Kane ka kërkuar të largohet

  • 18 May 2021 - 16:07
Trajneri i Tottenham thotë se nuk është në dijeni se Kane ka kërkuar të largohet

Trajneri i përkohshëm i Tottenhamit, Ryan Mason thotë se nuk është në dijeni nëse Harry Kane ka dorëzuar një kërkesë për t’u larguar. Kapiteni i Anglisë, Kane ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të lënë Spurs këtë verë, zbuloi Sky Sports News të hënën. Kane i ka edhe tri vjet nga kontrata gjashtë-vjeçare që nënshkroi me Spurs përpara Kupës së Botës 2018.

I pyetur nëse Kane ka kërkuar të largohet nga klubi, Mason tha: “Jo me aq sa jam në dijeni. Bisedat që kam pasur me Harry kanë qenë në lidhje me ndeshjen ditën tjetër dhe gjithashtu duke u përgatitur për ndeshjen nesër. Nuk e di”. Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë disa prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij. 

(Kosova Sot Online )