Adriano: Paramendojeni unë dhe Lukaku së bashku në fushë…mama mia!

  • 19 May 2021 - 11:34
Adriano: Paramendojeni unë dhe Lukaku së bashku në fushë…mama mia!

Ish-sulmuesi i Interit, Adriano, ka thënë se Romelu Lukaku ia kujton veten në kohët e tij më të mira në Giuseppe Meazza.

Ish-sulmuesi brazilian iu bashkua Interit në vitin 2001 nga Flamengo dhe i zhvilloi 177 ndeshje në fanellën zikaltër gjatë karrierës së tij.

Pasi i shënoi 74 gola për Interin, ai luajti edhe për Fiorentinën, Parmën dhe Romën në Serie A.

Adriano njihej për fuqinë e paparë fizike dhe për këmbën e majtë tejet të fuqishme. Ai beson se Lukaku ka shumë ngjashmëri me të.

“Lukaku është shumë i ngjashëm me mua në çdo pikëpamje. Jo vetëm për fuqinë fizike dhe për këmbën e majtë, por edhe për anën njerëzore dhe për lidhjen e fortë familjare”, tha Adriano.

“Ai është lojtar i veçantë dhe me teknikë të mirë, askush nuk mund ta ndalë. Paramendojeni për një çast unë dhe ai bashkë në fushë, mama mia!” shtoi ai.

Këtë sezon, Lukaku i ndihmoi Interit ta fitojë titullin e parë në Serie A pas 11 vjetëve pritjeje.

Adriano thotë se ndihet krenar që sulmuesi belg është bërë pasardhësi i tij në Inter. 

(Kosova Sot Online  )