Lexoni edhe:
E ardhmja e Chiellinit jashtë Evropës
Kombëtarja e Kosovës në karate, konkurrenca e femrave, ka përfunduar në vendin e shtatë në ekipore të Kampionatit Evropian “Poreç 2021”.
Vashat kosovare i shënuan dy fitore, ndaj Polonisë dhe Malit të Zi, për të arritur deri në çerekfinale, ku u mundën nga Franca.
E ardhmja e Chiellinit jashtë EvropësLexoni edhe:
“Dardanet” e prisnin rastin që përmes repesazhit ta kërkonin medaljen e bronztë, por humbja e Francës në gjysmëfinale, ua pamundësoi vazhdimin tutje.
Vendi i shtatë nga 34 kombëtare pjesëmarrëse në ekipore vlerësohet sukses për kombëtaren tonë.
Në Evropian po merr pjesë edhe ekipi kombëtar i Kosovës në konkurrencën e meshkujve, i cili dje u mund nga Kombëtarja shqiptare.
(Kosova Sot Online )