
Lexoni edhe:
Fortesa Orana, e pesta në Evropian
Mesa duket Lionel Messi do ta vazhdojë aventurën e tij me Barcelonën.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i Bein Sports, Achraf Ben Ayad. “Messi ka vendosur të vazhdojë me Barcelonën. Lidhja e tij me katalonasit vazhdon” – shkroi Ben Ayad.
Fortesa Orana, e pesta në EvropianLexoni edhe:
Lidhja e tij me ekipin katalonas do të vazhdojë edhe më tutje, përkundër spekulimeve se ai do të largohet në fund të sezonit. Manchester City dhe PSG ishin ekipet më të interesuara për shërbimet e tij.
Por, projekti sportiv i klubit, ardhja e Laportas si president e së fundmi edhe ardhja e mundshme e shokut të ngushtë, Agueros kanë bërë që Messi të vazhdojë edhe më tutje me klubin që fitoi gjithçka, Barcelonën.
(Kosova Sot Online )