
Lexoni edhe:
Mediumi i madh sportiv: Messi vazhdon me Barcelonën
Kombëtarja e Kosovës U21 do ta fillojë grumbullimin për ndeshjen e parë kualifikuese të Evropianit 2023 kundër Andorrës, të martën, më 25 maj.
Përzgjedhësi Michael Nees e ka ndarë këtë grumbullim në dy faza. Në fazën e parë, prej 25 maj deri më 29 maj janë të ftuar 31 futbollistë dhe kjo fazë do të shërbejë si paraselektim.
Mediumi i madh sportiv: Messi vazhdon me BarcelonënLexoni edhe:
Më pas lista do të reduktohet në 24 futbollistë, të cilët do të jenë në grumbullim në fazën e dytë prej 31 majit, teksa ndeshja kualifikuese me Andorrën U21 zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00.
Në listë janë ftuar 13 futbollistë nga Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës.
Agron Kolaj (Besa), Flamur Gashi (Malisheva), Egzon Bislimi (Ramiz Sadiku), Laurit Behluli (Kika), Ardi Ajdini (Besa), Albion Pllana (Trepça’89), Donart Vitija (Malisheva), Drilon Islami (Drita), Bujar Pllana (Feronikeli), Qëndrim Zyba (Prishtina), Valmir Veliu (Llapi), Baton Zabërgja (Drenica) dhe Albion Rrahmani (Malisheva) janë futbollistët e ftuar te Kosova U21 nga Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës.
Stërvitjen e parë Kombëtarja U21 do ta zhvillojë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali.
(Kosova Sot Online)