Lexoni edhe:
Harry Kane, golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit në Premierligë
Presidenti i Interit, Steven Zhang, do të takohet sot me trajnerin e zikaltërve, Antonio Conte, për të biseduar për të ardhmen e tij në klub.
Në sezoni ne tij të dytë në Giuseppe Meazza, Conte ia fitoi Interin titullin e parë në Serie A në sezonin 2020/21, duke i dhënë fund një pritjeje prej 11 vjetëve. Mediat italiane raportojnë se presidenti dhe trajneri e kanë caktuar një takim për të hënën, ku do të diskutohet për të ardhmen e italianit.
Conte dhe presidenti do të flasin për projektin dhe rritjen e planit për Interin së pari, dhe pastaj do të vendosin për rrugët e së ardhmes, duke qenë se e ardhmja e ish-trajnerit të Juventusit është ende e paqartë.
Harry Kane, golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit në PremierligëLexoni edhe:
Conte ka kërkuar garanci për të ardhmen pas dy viteve në klub, pasi dëshiron të kuptojë nëse ka ende hapësirë për rritje.
Ai dëshiron t’i mbajë në klub emrat e mëdhenj si Milan Skriniar, Stefan de Vrij, Alessandro Bastoni, Achraf Hakimi, Nicolò Barella, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.
Për më tepër, Conte dëshiron ta përforcojë skuadrën edhe më shumë në verë, në mënyrë të garojë për më shumë tituj në Itali dhe në Evropë.
Zhang ka premtuar se lojtarë kryesorë nuk do të largohen, por ka ngurruar të pranojë se skuadra mund të përdorohet me top lojtarë këtë verë.
(Kosova Sot Online )