Lexoni edhe:
Shpallet futbollisti i sezonit në Bundesligë
Që nga riformimi në vitin 2016 i qëndroi pranë Arbërisë. Madje e shënoi golin e parë të Arbërisë në Superligë duke dëshmuar vlerat e tij dhe dashurinë që kishte për klubin. Por, duket se Kreshnik Bahtiri do t’i ndajë rrugët me klubin nga Dobraja e Madhe e Lipjanit. Bahtiri ishte shtylla e klubit lipjanas që nga riformimi e deri në debutimin e tyre në Superligë.
Shpallet futbollisti i sezonit në BundesligëLexoni edhe:
Pas pesë viteve, Bahtiri po shikon mundësitë tjera për ta vazhduar karrierën, teksa kontrata i përfundon këtë verë. Media merr vesh se ka disa klube të interesuara për Bahtirin, i cili do të largohet nga Arbëria këtë verë.
Ai gjatë sezonit 2020/21 luajti 30 ndeshje duke shënuar shtatë gola dhe dhuroi katër asiste.
(Kosova Sot Online )