![Neymar flet për formën momentale dhe për të ardhmen e tij](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/26/200x200_neymar-brazil-v-uruguay-fifa-world-cup-quaifier-2021-2-600x360_11669471440.jpg)
Chelsea do t’i shesë disa lojtarë për ta blerë Lukakun
![Chelsea do t’i shesë disa lojtarë për ta blerë Lukakun](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/27/auto_auto_lukaku16170972101622116444.jpeg)
Chelsea është shumë i interesuar që ta rikthejë në “Stamford Bridge”, sulmuesin belg Romelu Lukaku.
“Sunday World” shkruan se drejtuesit e klubit nga Londra po planifikojnë të shesin pesë lojtarë, kryesisht rezervistë.
Kepa Arrizabalaga, Callum Hudson-Odoi, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham, janë lojtarët që klubi anglez pritet t’i shesë gjatë verës.
Me parat nga shitja e këtyre futbollistëve, Chelsea planifikon ta blejë Lukakun.
Vlera e sulmuesit belg në faqet e specializuar për transferime është rreth 100 milionë euro.
Largimi i Lukakut nga Interi mund të ndodhë gjatë verës, edhe për faktin se të mërkurën u largua edhe trajneri Antonio Conte.
28-vjeçari ka qenë pjesë e Chelseat nga viti 2011 deri më 2014. Ai ishte paraqitur në vetëm 15 ndeshje, duke mos shënuar asnjë gol. Gjatë kësaj periudhe ka qenë i huazuar te West Bromi dhe Evertoni.
(Kosova Sot Online)