![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
Giroud lojtar i Milanit, javën e ardhshme nënshkruan kontratën
![Giroud lojtar i Milanit, javën e ardhshme nënshkruan kontratën](/uploads/kosova-sot/images/2021/May/28/auto_olivier-giroud-2021-2-1024x6821622187472.jpg)
Mediumi spanjoll, Todofichajes, ka raportuar se Oliver Giroud do të bashkohet me Milanin javën e ardhshme.
Francezi, i cili nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme nën urdhrat e Thomas Tuchel, pritet që të largohet nga klubi drejtë Milanit.
Kontrata e tij do të përfundojë me 30 qershor dhe kësisoj ai do të largohet si një lojtar i lirë nga klubi.
Pas finales në Ligën e Kampionëve mes Chelsea dhe Manchester City pritet që të bëhet edhe zyrtare kalimi i tij te Milani, bënë të ditur Todofichajes.
Përfaqësuesit e lojtarit veçse janë duke kërkuar një shtëpi për të në qytetin e Milanos, ku pritet që të nënshkruajë kontratë me “Rossonerët” deri më 2023 dhe një pagë prej 4 milionë eurove në vit
(Kosova Sot Online)