Sot mësohet emri i skuadrës së 10’të të Superligës së Kosovës për sezonin tjetër
Sot zhvillohet ndeshja e barazhit për Superligën e Kosovës.
Dukagjini kërkon promovimin në Superligën e Kosovës, ndërsa Trepça ’89 do të kërkojë të shmang rënien nga liga elitare e Kosovës.
Dukagjini arriti të mposht Flamurtarin në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë të Kosovës me rezultat 2-1, për të fituar mundësinë e një ndeshje me Trepçën ’89 në kuadër të barazhit të Superligës së Kosovës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
https://www.facebook.com/KF.Dukagjini1958/posts/170513578412889
(Kosova Sot Online)