Tifozët e Manchester City dhe Chelsea rrihen para finales së Champions League

  • S.A /
  • 28 May 2021 - 10:36
Tifozët e Manchester City dhe Chelsea rrihen para finales së Champions League

Të shtunën, nga ora 21:00, Manchester City dhe Chelsea do të kërkojnë t’i vënë kapakun sezonit me trofeun më të kërkuar për klube, Champions Leaguen.

Finalja do të zhvillohet në Portugali, ku tashmë tifozë të klubeve angleze gjenden në Porto.

Por, ata gjithmonë janë njohur si problematik dhe të enjten mbrëma janë përleshur mes vete, është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën e tensionuar në Porto para finales.

 

(Kosova Sot Online )