Lexoni edhe:
Laporta i zbulon detajet: Kontrata me Messin nuk është për para, ai dëshiron ekip që të fitojë tituj
Kosova do të përballet për herë të parë me San Marinon sot në një ndeshje miqësore në Prishtinë, e cila do t’i shërbejë më shumë trajnerin Bernard Challandes për t’i testuar prurjet e reja në kombëtare, para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës në shtator. Takimi mes Kosovës dhe San Marinos zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet. Sipas Transfermarkt, vlera e Kosovës kap shifrën e 61.38 milionë eurove, ndërsa San Marino nuk shkon as në 1 milion. Vlera e tyre është 860 mijë euro.
Pas takimeve me San Marinon dhe Maltën këtë javë, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy miqësore të tjera javën e ardhshme, kundër Guineas më 8 qershor dhe kundër Gambisë më 11 qershor.
(Kosova Sot Online )