Vedat Muriqi 4-1 San Marino

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 19:57
Vedat Muriqi 4-1 San Marino

Dardanët e kanë mposhtur 4-1 San Marinon në Fadil Vokrri. Kosova e arriti fitoren e 18 në 50 ndeshje zyrtare që prej pranimit në UEFA e FIFA, teksa regjistron 22 humbje dhe 10 barazime.

Vedat Muriqi ka shkëlqyer në miqësoren e Kosovës me San Marinon, duke shënuar katër gola.

Ai i realizoi të gjithë golat në fitoren 4-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Muriqi shkroi historinë duke u bërë lojtari i parë në histori të Kosovës që në një ndeshje realizon katër herë.

Gjithçka nisi në minutën e 27-të, kur realizoi për 1-0.

(Kosova Sot Online)