
Lexoni edhe:
Lewandowski e le të hapur mundësinë e largimit nga Bayern Munich
Televizioni shtetëror i San Marinos, RTV, i ka kushtuar rëndësi qendrore golit të vetëm të shënuar nga ekipi i vet kombëtar në humbjen e thellë 4:1 kundër Kosovës, të mërkurën në një ndeshje miqësore në Prishtinë.
San Mario po vinte në miqësoren kundër Kosovës në kërkim gati katërvjeçar të golit në udhëtim.
Lewandowski e le të hapur mundësinë e largimit nga Bayern MunichLexoni edhe:
Pritej së gjatë për ta shijuar të paktën një gol në terrenin e huaj për San Marinon i dha fund David Tomassini, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 85-të në Fadil Vokrri, atëherë kur Kosova i kishte shënuar tashmë katër gola përmes të pandalshmit Vedat Muriqi.
Se sa i rëndësishëm ishte ai gol për San Marinon, megjithëse nuk kishte aspak vlerë, tregon festa e Tomassinit me shokë në fushë dhe reagimi i televizionit shtetëror të San Marinos. Në raportin për ndeshjen e kombëtares së vet në Prishtinë, RTV-ja i dha rëndësi faktit se San Marino kishte së shënuar në udhëtim më në fund.
“Katërgolëshi i Muriqit e ndëshkon ekipin kombëtar të San Marinos, por bardhekaltrit e rigjetën rrugën e golit si mysafirë pas gati katër vjetëve. Këtë herë ishte David Tomassini, i cili shënoi në humbjen 4:1 në miqësoren kundër Kosovës dhe e gjen gëzimin me ekipin kombëtar”, e përshkruan televizioni publik RTV golin e shënuar nga
Hera e fundit para vizitës në Prishtinë që San Marino e kishte shënuar një gol si mysafir ishte në vitin 2017 në humbjen 5:1 kundër Azerbajxhanit në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2018.
Që prej atëherë, kombëtarja nga Evropa Jugore i kishte pësuar 13 humbje dhe një barazim, duke i pranuar 65 gola pa e shënuar asnjë vetë
(Kosova Sot Online )