Lexoni edhe:
Serbia duhet të dënohet për hir të paqes në Ballkan, nuk mundë të shpërblehet
Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se Neymari nuk kishte dashur të kthehej në Barcelonë më 2019, pavarësisht thashethemeve të mëdha në atë kohë. Neymari iu bashkua PSG-së më 2017 për një shumë rekorde në botën e futbollit, 222 milionë euro, por thuhej se nuk po arrinte ta gjente qetësinë dhe lumturinë në kryeqytetin francez. Por së fundmi, ylli brazilian u dha fund thashethemeve dhe tregoi se ndihet i kënaqur në Paris, duke e nënshkruar një marrëveshje të re me kohëzgjatje deri në vitin 2025.
Serbia duhet të dënohet për hir të paqes në Ballkan, nuk mundë të shpërblehet Lexoni edhe:
Al-Khelaifi këmbëngul se Neymari nuk ka dashur të largohej asnjëherë. “Barcelona ka kërkuar gjithmonë ta kthejë Neymarin, nuk është fshehtësi kjo. Por a ka dashur Neymari të kthehej? Jo”, tha Al-Khelaifi për L’Equipe.
“Është e vërtetë se përshtatja e tij me Parisin dhe Francën ishte ende e pakompletuar, por telefonojini tani dhe ai do t’ju tregojë sesa i lumtur dhe i përmbushur ndihet sot”.
(Kosova Sot Online )