Lexoni edhe:
Arsenali po rrezikohet pa këtë futbollistë, e bën top prioritet rikthimin e Odegaardit
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, e ka përshkruar Mërgim Berishën si aromë kosovare në ekipin kombëtar U21 të Gjermanisë, i cili të dielën e fitoi Kampionatin Evropian 2021 për grupmoshat U21.
Gjermania u shpall kampione e Evropës 2021 për grupmoshat 21 vjeçe, pasi e mundi Portugalinë në finalen e zhvilluar të dielën në Slloveni.
Lukas Nmecha e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit në fillim të pjesës së parë në Stadiumin Stozice, për t’ia fituar trofeun evropian Gjermanisë për herë të tretë.
Arsenali po rrezikohet pa këtë futbollistë, e bën top prioritet rikthimin e OdegaarditLexoni edhe:
Sulmuesi me prejardhje nga Suhareka e Kosovës, Mërgim Berisha i RB Salzburg luajti titullar, para se të zëvendësohej rreth 20 minuta para fundit. Në një reagim në Twitter një ditë më vonë, ambasadori gjerman në Kosovë shkroi: “Një ‘Mannschaft’ (ekip) i mirëfilltë me aromë po ashtu gjermano-kosovare – Mërgim Berisha”. Ky është titulli i tretë evropian për Kombëtaren U21 të Gjermanisë, pas triumfeve më 2009 dhe 2017.
Berisha, i lindur në Berchtesgaden nga prindër shqiptarë të Suharekës, nuk e shënoi asnjë gol në gjashtë paraqitje në këtë Evropian, por e bëri një asist. Megjithatë, Ai do të mbahet në mend më së miri për goditjen e shtyllës hiç më pak se pesë herë në gjysmëfinale kundër Holandës. 23-vjeçari, për të cilën Kosova një kohë ëndërroi se do ta kishte në kombëtaren e vet, ishte ndër lojtarët kyçë në këtë Evropian dhe është pjesë e gjeneratës me të ardhme të ndritur në kombëtaren e Gjermanisë.
(Kosova Sot Online )