![Marmoush e 'trishton' Premierligën](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/22/200x200_man-city-2-780x4391713779954.jpg)
ZYRTARE: Llapi prezanton ‘bomberin’ e sulmit, vjen nga Shqipëria
![ZYRTARE: Llapi prezanton ‘bomberin’ e sulmit, vjen nga Shqipëria](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/08/auto_197570334_10159209096577243_5465348164196361691_n-850x5601623148790.jpg)
Jurgen Peqini nënshkruan kontratë 3 vjeçare me Llapin.
Ish-sulmuesi i Besës së Kavajës rrit konkurrencën në repartin ofanziv tek llapjanet.
Skuadra e Llapit ka afruar në radhët e saj sulmuesin e qendrës nga Elbasani, Jurgen Peqini. 22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës ka firmosur kontratë 3 vjeçare dhe është bashkuar në përgatitjet e skuadrës për ndeshjet ndërkombëtare.
Jurgen Peqini, 22 vjeç, i lindur në Elbasan më 24.08.1998, i gjatë 1.88 m është sulmues qendre. Ai së fundmi ishte pjesë e Besës së Kavajës. Karrierën e ka nisur tek skuadra e vendlindjes, Elbasani, për të kaluar më pas tek Teuta. Karrierë ka bërë edhe tek Turbina.
2016/17 – KF Elbasani (5 gola, 3 asistime)
2017/18 – KF Teuta (6 gola)
2019/20 – KF Turbina (11 gola, 10 asistime)
2020/21 – KF Besa Kavajë (5 gola, 8 asistime).
(Kosova Sot Online)