Lexoni edhe:
Belgjika do ta nderojë Eriksenin sot në ndeshjen kundër Danimarkës
Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bërë kryeministër i Britanisë së Madhe në të ardhmen, duke thënë se më parë do të donte të bëhej si Cristiano Ronaldo.
Për shkak të punës së madhe në bamirësi në kohët e fundit, e përqendruar në ushqyerjen e fëmijëve të familjeve të varfra, Rashfordit i është bërë thirrje të garojë për zyrën e shefit të Britanisë së Madhe,
Së fundmi, ylli i Manchester Unitedit bisedoi me Barack Obaman me video, pasi ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte dëgjuar për punën e tij jashtë fushës së lojës.
Belgjika do ta nderojë Eriksenin sot në ndeshjen kundër DanimarkësLexoni edhe:
Por Rashford e hedh poshtë mundësinë për ta zëvendësuar Boris Johnsonin në zyrën më të rëndësishme politike.
“Po, mbase mund ta hedh poshtë mundësinë për t’u bërë politikan sepse nuk kam ëndërruar për t’u bërë i tillë kur të rritesha”, tha Rashford në konferencë para ndeshjes së Anglisë kundër Skocisë në Euro 2020.
“Nuk e kam aty mendjen, por ishte shumë mirë të flisja me të (Obaman) dhe mua më pëlqen të flas me njerëz të tillë, të mësoj nga ta dhe nxjerr çfarëdo që mundem nga ato që m’i tregojnë ata”, tha Rashford.
Ai tha se dëshiron ta ndjekë shembull e Cristiano Ronaldos së Portugalisë, me të cilin mund të përballet më vonë në këtë turne.
“Për Ronaldon nuk mund të them fjalë të keqe. Mendoj se ai është personi të cilin shumë njerëz e marrin shembull, dhe unë po ashtu”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )