![](/uploads/kosova-sot/images/2021/June/17/200x200_skysports-christian-eriksen_5414721-600x3601623929063.jpg)
Lexoni edhe:
Zbulohen fjalët e para të Eriksen pasi zemra nisi t’i rrahë sërish: “Jam vetëm 29 vjeç”
Pele dëshiron që Neymar të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit.
Neymar realizoi golin e 68 në karrierë për Brazilin në fitoren 4-0 ndaj Perusë dhe i është afruar edhe më shumë rekordit të Peles.
Zbulohen fjalët e para të Eriksen pasi zemra nisi t’i rrahë sërish: “Jam vetëm 29 vjeç”Lexoni edhe:
Legjenda e Brazilit dhe Botës përgjithësi, numëron 77 gola, shifra të arritshme këto duke parë moshën e Neymar dhe Pele shpreson që ylli i PSG-së t’ia dalë.
“Sa herë e shoh këtë djalosh, ai është duke qeshur. Është e pamundur që të mos qeshësh edhe ti”, shkroi Pele.
“Unë, si të gjithë brazilianët, jam shumë i lumtur kur e shoh atë duke luajtur. Sot, ai bëri edhe një përpara për rekordin tim me Selecao. Jam duke u lutur që ai të arrijë atë, me të njëjtën buzëqeshje që kur e kam parë për herë të parë”.
(Kosova Sot Online )