Lexoni edhe:
Jo Asociacion me kompetenca juridikisht të veçanta!
Se Cristiano Ronaldo e ka fiksim të jetë më i miri në çdo gjë, tregon fakti se sulmuesi portugez pretendoi se shkrepi fotografi më të mira se një fotograf profesional në Euro 2020. Ronaldo ia kërkoi fotografit kamerën për ta fotografuar bashkëlojtarin e vet, Pepe, dhe mbeti i mahnitur me foton që e shkrepi.
Jo Asociacion me kompetenca juridikisht të veçanta!Lexoni edhe:
“Më mirë se ti”, i tha Ronaldo me shaka fotografit. Sulmuesi i Juventusit ka treguar formë të mirë në ndeshjet e para në Euro, duke i shënuar tri gola në dy ndeshje për Portugalinë deri tani. 36-vjeçari e rriti në 12 numrin e përgjithshëm të golave të shënuara në Kampionate Evropiane, që është rekord, por goli i tij kundër Gjermanisë nuk i mjaftoi Portugalisë ta shmangë humbjen.
Portugalia do ta kërkojë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në këtë turne në ndeshjen e fundit në grup kundër kampiones së botës, Francë.
When Cristiano Ronaldo turned photographer at the Portugal media day! "Better than you!" ???#EURO2020 pic.twitter.com/y0LkqtaIlL
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) June 19, 2021
(Kosova Sot Online )