Momenti kur Messi “turpëroi” lojtarët e Paraguait

  • 22 June 2021 - 10:02
Momenti kur Messi “turpëroi” lojtarët e Paraguait

Mbrëmë pas mesnate, Argjentina luajti ndeshjen e saj të tretë në kuadër të Copa Americas ndaj Paraguayt, ndeshje të cilën Messi me shokë e fituan me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 10-të nga Gomez. Me këtë fitore, Argjentina mori primatin në grup me shtatë pikë të grumbulluara.

Në një moment gjatë ndeshjes, Messi tregoi edhe njëherë klasin e tij, duke argëtuar tifozët e futbollit me disa kalime fantastike. Përveç fitores, ylli argjentinas, Leo Messi arriti edhe të barazojë një rekord të madh kombëtar. Ai dje bëri 147 paraqitje për Argjentinën, duke e barazuar rekordin e Mascheranos, i cili tashmë është pensionuar nga kombëtarja.

(Kosova Sot Online )