Pjanic në Paris Saint Germain

  • 26 June 2021 - 13:37
Pjanic në Paris Saint Germain

Miralem Pjanic mund të ndërrojë sërish skuadër. Ai ka dështuar në Barcelonë dhe me qëndrimin e Koeman – nuk pritet që të ketë më shumë minuta as sezonin tjetër. Për të balancuar llogaritë, LaLiga dhe UEFA i kanë kërkuar sa më parë Barcelonës që të pastrojë skuadrën.

Joan Laporta ka konfirmuar se do të ketë shumë largimi, shitje dhe në formë huazimi. Pas vetëm një viti në “Camp Nou”, edhe Miralem Pjanic është në listën e largimit, i cili nuk preferohet nga Ronald Koeman.Sipas mediave në Francë, PSG-ja është seriozisht e interesuar për mesfushorin, teksa ka blerë edhe Georginio Wijnaldumin. Boshnjaku 31-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2024 me “blaugranat”, por nevojat e klubit për të ulur kostot e vendosin Pjanicin në treg. Tashmë pritet oferta zyrtare e parisienëve, që do të analizohet me kujdes nga drejtuesit e Barcelonës.

31-vjeçari bëri 30 paraqitje për Barcelonën në sezonin debutues, nuk shënoi asnjë gol – ka fituar një trofe, Kupën e Mbretit. 

(Kosova Sot Online )