Performanca e Xhakës po konsiderohet si më e mira në histori të Kampionatit Evropian
Granit Xhaka dhuroi një nga performancat më të mira në karrierë. Ai udhëhoqi Zvicrën drejt histories, duke e kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian. “Helvetikët” mposhtën favoritin kryesor dhe kampionin aktual të botës, Francën pas ekzekutimit të penalltive, teksa rezultati pas 120 minutave ishte 3:3.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ua mbylli gojën kritikëve me një paraqitje mbresëlënëse dhe me një lidership, duke motivuar bashkëlojtarët gjatë gjithë kohës.
Paraqitja e tij ndaj Francës nga shumë tifozë të futbollit po konsiderohet si paraqitje më e mirë e një futbollisti në histori të Kampionateve Evropiane. Ai pati saktësi pthuajse të qindtë për qindtë të pasimeve dhe dhuroi asistin në golin vendimtar, atë të barazimit.
Pas përfundimit të 120 minutave, Xhaka mblodhi të gjithë lojtarët dhe stafin dhe si një lider i vërtetë, i motivoi të gjithë dhe zgjodhi edhe futbollistët që do të ekzekutonin penalltitë.
Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes dhe mori meritat për kualifikimin historik të Zvicrës në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Granit Xhaka's game by numbers for #SUI vs. #FRA:
— Squawka Football (@Squawka) June 28, 2021
92% passing accuracy
17 final ⅓ entries
8/8 long balls
5 ball recoveries
3 chances created
3 fouls won
3 interceptions
2/2 through-balls
2 aerials won
2 clearances
1 block
1 assist
Simply sensational. pic.twitter.com/Ae8uV2ROvj
(Kosova Sot Online)